3 persona nga Tetova dhe 2 nga Gostivari e kanë shkelur orën policore

SPB Tetovë njofton se në periudhën prej ora 07:00 të datës 15-prill, deri në ora 07:00 të datës 16 prill 2020, në rajonin e Pollogut, gjithsej 5  persona  (TE-3 dhe GV-2) e kanë shkelur vendimin e Qeverisë për lëvizje të kufizuar, njofton Portalb.mk

“Pesë personat janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacion Policorë, deri në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, me ç’rast do të përgatiten parashtresa adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal i RMV-së “Mos-veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, thonë nga SPB Tetovë.

Në këtë periudhë, numri i përgjithshëm i personave që gjenden në karantinë shtetërore në rajonin e Pollogut, është 210 (TE-62 dhe GV-148) me ç’rast 22 persona e kanë mbaruar karantinën dyjavore shtetërore, kurse numri i personave me deklaratë të nënshkruar për vetë-izolim është 218 (TE-147 dhe GV-71).

“Krahas kësaj është realizuar edhe kontroll ndaj 179 personave (TE-153 dhe GV-26) me vendim për izolim, nga Inspektorati Shtetërorë Sanitar. Gjatë kontrollit dhe mbikëqyrjes së personave që janë në vetë-izolim dhe me vendim të Inspektoratit Shtetëror-Sanitar, nuk janë konstatuar shkelje apo mos respektim të rregullave dhe për këtë arsye nuk janë regjistruar kallëzime penale të kësaj dukurie”, shtojnë nga SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button