Stoltenberg: Përgjigja më e mirë kundër lajmeve të rreme është ndihma konkrete nga NATO

Pas takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, u përqendrua në problemin me lajmet e rreme të cilat qarkullojnë veçanërisht në Ballkan lidhur me koronavirusin, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Stoltenberg transmetoi një pjesë të daljes së ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila mori pjesë në takimin e mbrëmshëm virtual ministror, pikërisht në kontekst të luftës kundër dezinformatave.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor morën mbështetje nga vendet aleate të NATO-s, veçanërisht Maqedonia e Veriut, për të cilën ministre ky ishte takimi i parë ministror e mbrojtjes si anëtare e plotfuqishme dhe ministrja Shekerinska numëroi sa vende aleate të NAT0-s i kanë dhënë mbështetje konkrete, si Holanda, SHBA-ja, Çekia, Norvegjia etj”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Ai theksoi se vendet aleate të NATO-s në rajon janë cak i dezinformatave nga burime të huaja para së gjithash lidhur me atë sa ndihmë kanë marrë nga Aleanca, por edhe nga BE-ja.

Stoltenberg porositi se një lloji të tillë të propagandës më së miri është që të përgjigjet me vepra konkrete në mbështetje, në vend me retorikë.

Ai përkujtoi se pikërisht Maqedonisë së Veriut i janë siguruar, mes tjerash, pajisje mjekësore, spitale polake, mbështetje financiare për luftë kundër pandemisë së Kovid-19.

“Si vende aleate të NATO-s tentimi më i mirë që të përgjigjet në dezinformata është përmes mbështetjes konkrete, me veprimin tonë japim mesazh të qartë se kemi siguruar mbështetje për aleatët”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

Stoltenberg paralajmëroi se me komandantin suprem gjeneral Uolters bisedohet edhe për rritje shtesë të mbështetjes edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për vendet tjera anëtare të NATO-s në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button