Pllaka e ngrirë e Grenlandës po shkrihet në mënyrë të përshpejtuar dhe është më e vogël e në vitin 1948

Pllaka e akullt e Grenlandës është zvogëluar më së shumti që nga periudha kur në vitin 1948 filluan të shënohen të dhënat për të, tregojnë hulumtimet më të reja, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Gazeta londineze “Indipendent” transmeton se hulumtuesit zbuluan se rënien e madhe të masës sipërfaqësore e shkaktuan jo vetëm temperaturat e larta të ajrit, por edhe kushtet e caktuara atmosferike të cilat u shpeshtuan për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Me dekada po e shkatërrojmë akullin që i krijua me mijëra vite”, deklaroi udhëheqësi i hulumtimit Marko Tedesko, hulumtues në observatorin Lamont-Doerti në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork.

Pllaka e akullt e Grenlandës, e dyta për nga madhësia në botë, ,mbulon 80 për qind të ishullit, Vitin e kaluar humbi përafërsisht 600 miliardë tonë ujë, që kontribuoi për rritjen e nivelit global të deteve për rreth 1,5 milimetër, ceket në hulumtimin e publikuar në magazinën “Kriosfera”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button