Puthja e parë e fotografuar ishte lezbike (Foto)

Është zbuluar një fotografi e re e cila konsiderohet si më e vjetra ku është regjistruar një puthje. Artisti amerikan dhe profesori i universitetit David Gordon nuk gjeti filmin komplet por vetëm serinë e fotografive të vazhdueshme të cilën vendosi ta reanimojë.

Serinë e fotografive e kishte bërë Eadëeard Muybridge ndërmjet viteve 1872 dhe 1885 duke tejkaluar fotografinë e mëhershme “The Kiss” e cila është regjistruar më 1886.

E veçanta e kësaj vepre është se për dallim prej xhirimeve tjera të hershme të puthjeve, nuk është përjetësuar puthja ndërmjet një burri dhe gruaje por ndërmjet dy grave lakuriq.

“Romanca gjithmonë ka qenë e rëndësishme për artin e filmit dhe mendoj se ka ardhur koha të rregullohet gabimi historik. Por kush do të kishte menduar se puthja e parë e regjistruar në film do të jetë ndërmjet dy grave? Kjo puthje dallon aq shumë prej puthjeve tjera të fotografuara në atë periudhë kohore sa që me siguri do t’i shokojë shumë njerëz, por shpresoj se do të ketë shumë më shumë njerëz që do të intrigohen nga kjo fotografi”, komenton profesori Gordon zbulimin befasues.

Lajme të ngjashme

Back to top button