KOVID-19 në RMV, Qeveria ka shkurtuar mjete për hekurudhën, pendën Otinjë dhe kanalizimet

Vendimi i Qeverisë për rishpërndarje të një pjese të mjeteve nga buxheti shtetëror mes shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror ka sjellë deri tek ulja e mjeteve vjetore me të cilat disponon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për rreth 5.1 milion euro, thuhet në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Shkurtime më të mëdha ka te zërat e investimeve në infrastrukturën hekurudhore (rreth 1.6 milionë euro) dhe te objektet ndërtimore në sektorin e urbanizmit dhe ndërtimtarisë (mbi 2.1 milion euro).

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për Meta.mk sqarojnë se bëhet fjalë për ulje të mjeteve financiare vetëm te projektet për ndërtimin e pendës Otinjë dhe për sistemet e kanalizimit në komunat Resnjë dhe uçer Sandevë. Në pjesën e hekurudhës, nga Ministria informojnë se ka zvogëlim edhe nga 800.000 euro te subvencionet për komunikacionin hekurudhor të Hekurudhave të RMV-Transport dhe për mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore në pjesën e NP Infrastruktura Hekurudhore.

“Dëshirojmë të theksojmë se në pjesën e investimeve për realizim të investimeve kapitale, gjegjësisht ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë do të zhvillohet në vazhdimësi pa mjete të shkurtuara”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Nga Ministria theksojnë se zvogëlimi i mjeteve financiare nuk do të ndikojë në realizimin e projekteve infrastrukturore, madje edhe atje ku është kryer shkurtimi. Bëhet fjalë për punë ndërtimore që janë realizuar në periudhën prej disa viteve, kështu që planifikimi dhe sigurimi i mjeteve për to do të bëhej në buxhetet për vitet e ardhshme.

“Është me rëndësi që zvogëlimi i mjeteve të parashikuara me buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për këtë vit do të kompensohet me buxhetet e Ministrisë për disa vite të ardhshme”, theksojnë ata.

Qeveria për shkak të gjendjes së re të krijuar me virusin korona në vend e ka pasur të domosdoshme uljen për rreth 106 milionë euro mjete për vitin 2020 me të cilat disponojnë ministritë, Kuvendi, presidenti i shtetit, institucionet e ndryshme shtetërore, agjencitë dhe trupat. Këto mjete do të shpërndahen për zbatimin e masave për menaxhim me pandeminë e KOVID-19 në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button