Shtabi i Krizës së Kumanovës kërkon ndarjen e Kumanovës nga masat e përgjithshme dhe shpalljen e karantinës me kushte të posaçme

Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Kumanovës në mbledhjen e sotme kërkoi nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe Qeveria që të dorëzojë vlerësim epidemiologjik të gjendjes me Kovid-19 në territorin e komunës së Kumanovës dhe të deklarohet se a mjaftojnë masat e deritanishme të ndërmarra nga ana e kompetentëve ose nevojiten masa shtesë, duke pasur parasysh se numri i të infektuarve është rritur dukshëm.

Në mbledhjen e Shtabit, në të cilën morën pjesë kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministrat e Shëndetësisë dhe të Arsimit, Venko Filipçe dhe Arbër Ademi dhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhoski, ishte kërkuar nga Qeveria që ta ndajë Komunën e Kumanovës nga kornizat e masave të përgjithshme të Qeverisë të cilat vlejnë për shtetin, me izolim 14-ditor, 24 orësh ose siç theksojnë karantinë në kushte të veçanta, që do të vlejë prej 21 prillit e deri më 4 maj të këtij viti, me çka do të respektohen masat e vendosura nga Qeveria dhe procedurave plotësuese të definuara në gjendje të tillë të shtabit.

Në mesin e masave të veçanta të cilat duhet të vlejnë në kushte të tilla, theksohet në kumtesën nga mbledhja, u lejua që për persona të angazhuar edhe në biznese dhe institucione, punkte për hyrje dhe dalje, dezinfektim të veturave, udhëtarëve, transport të ushqimit, nevojave energjetike për institucionet të cilët luftojnë kundër epidemisë, dërgim të ushqimit për amvisëritë, numër më i madh i operatorëve të cilët do të marrin leje. Në kushtet është paraparë edhe që të operacionalizohet vendimi i Qeverisë për bujqit dhe fermerët për kryerje të papenguar të aktiviteteve, të rritet potenciali njerëzor në institucionet shëndetësore në Kumanovë.

Nga Shtabi kërkojnë që të përcaktohet mënyra e hedhjes së mbeturinave me raste pozitive, të sigurohet pajisje mbrojtje shtesë për qytetarë, mbajtjen e obliguar të maskave dhe dorezave për të gjithë në vende të hapura, MPPS-ja në mënyrë aktive ta ndjekë gjendjen e personave të rrezikuar social dhe me nevoja të veçanta, të ndajë ushqim, dezinfektim dhe pajisje.

Prej atje kërkojnë organizatat joqeveritare, humanitare, Kryqi i Kuq të koordinohen me shtabin, të ndajnë ndihmë për kategoritë më të ndjeshme.

Shtabi dorëzon propozim protokolle për lëvizje përgjatë qytetit të disa kategorive të qytetarëve, persona të punësuar në veprimtaritë afariste, institucione shtetërore që të lëvizin me leje nga MSHIA-ja, sipas orarit të punës, vendimet e Qeverisë. Ata të cilët kanë nevojë për transport, ndërsa nuk janë shoferë, pasi transporti publik nuk funksionon organizatat e tyre të përgatisin lista të personave dhe automjeteve, t’i dorëzojnë deri te shtabi, i cili pastaj i dorëzon deri te SPB Kumanovë.

Kategoria e dytë në të cilën janë të përfshirë qytetarët të cilët kanë nevojë për furnizim me produktet ushqimore, ndihma shëndetësore si dhe nevojë të shkaktuar nga natyra tjera (vdekje për shkak të varrimit, rregullimin e aktiviteteve urgjente) të shfrytëzojnë furnizim onlajn, ekipet e shtabit dhe Kryqit të Kuq ose vetëm një anëtar të kenë marrë kohë të përcaktuar saktë në dyqanin më të afërt në 200 metra nga shtëpia.

Të gjitha nevojat e tjera të qytetarëve do të duhet të denoncohen deri te shtabet me prioritete të zgjidhura në koordinim me shërbimet tjera dhe institucionet. Sa i përket bujqve, fermerëve, kultivuesve të bletëve, persona me nevoja të veçanta, shoqërues të tyre, të operacionalizohen masat ekzistuese, do të kryhet sipas rekomandimeve të deritanishme dhe vendimet e Qeverisë në koordinim me shtabin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button