Maqedonia e Veriut edhe 30 ditë në gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp informoi se do të miratojë vendim të ri që gjendja e jashtëzakonshme të vazhdojë edhe në 30 ditët e ardhshme, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimi im për situatën në Kumanovë është që duhet të zbatohet modeli i suksesshëm i Dibrës. Ditët e fundit trendët janë negative edhe në Prilep. Kuadri shëndetësor, policia dhe armata janë të mobilizuar ditë e natë. Këshilli i Sigurisë ka diskutuar edhe për vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Gjendja ekzistuese e jashtëzakonshme mbaron sot dhe nuk do të vazhdohet formalisht-juridikisht, por do të miratohet vendim i ri për shpalljen 30-ditore të gjendjes së jashtëzakonshme, pasi që nuk kemi mundësi tjetër kushtetuese”, tha Pendarovski.

Presidenti tha se, me mbi 80 orë ndalesë jemi me masat më të ashpra në Evropë. Besoj se qytetarët e kanë të qartë se cila është logjika e arsyeshmërisë, por masat më drastike duhet që të zbatohen në afat të arsyeshëm.

“Gjithçka më shumë se ajo janë kundër-produktive. Të njëjtën e mendoj edhe për mbylljen e objekteve biznesore dhe dëshiroj ta inkurajoj qeverinë për kthimin e aktiviteteve ekonomike në normalitet, pasi që tërë bota patjetër duhet të mësojë të jetojë me virusin edhe për një periudhë të gjatë kohore”, shtoi Pendarovski.

Seanca e Këshillit të Sigurisë u mbajt pa praninë e kryeministrit Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe ministrit të Shëndetësisë, VenkoFilipçe. Ata e kanë anuluar pjesëmarrjen pas marrjes së lajmit se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me virusin korona, ndërkaq dje ata kanë pasur takim me atë.

Prej Qeverisë, morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministri i Punëve të Jashtme dhe Nikolla Dimitrov. Në seancë gjithashtu është edhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button