Konfirmuar, Bekim Fazliu për Shkupin

Bekim Fazliu do të jetë garues për Qytetin e Shkupin në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin mars të vitit 2013. Këtë për Portalb e ka konfirmuar edhe vetë Fazliu. 

‘Po është e vërtetë se do të kandidohem për Shkupin’ konfirmon Falziu për Portalb.

Ndryshe sot Partia Demokratike Shqiptare mbajti kuvend zgjedhor në komunën e Gazibabës, ku u zhvilluan punimet për zgjedhjen e kandidatit për kryetar komune dhe listës së këshilltarëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Për kandidat për kryetar komune u zgjodh Nasir Zekiri, ndërsa për bartës të listës së këshilltarëve u zgjodh Fejzullah Zendeli.

Në kuvendin e sotëm foli edhe lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi, i cili foli edhe për mos pjesëmarrjen e tij në manifestimin e 100 vjetorit në sallën Boris Trajkovski në Shkup.

‘Unë atë ditë nuk mora pjese vetëm për të treguar seriozisht se gjendja e shqiptarëve në Maqedoni vazhdon që të jetë shumë e keqe dhe shumë e rëndë, është një e drejtë hyjnore që Zoti na ka falë shyqyr që e kemi Shqipërinë, por është e drejta dhe e vërteta tjetër e cila duhet që të thuhet hapur dhe drejtpërdrejtë 100 vjet të Shqipërisë ky popull dhe ky milet i ka paguar shumë shtrenjtë në trojet e veta etnike, shumë vuajtje, shumë dëme, shumë shpërngulje me qindra e mijëra shqiptarë, 24 mijë të burgosur politik shqiptar prej para 100 vjetëve e deri dje që bënë me “Monstrumin“ dhe gruan plakë dhe unë nuk mund që të shkoj të bëjë aplauz aty se gjithçka është në rregull, mendoj se obligimi i opozitës është të e dëshmojë para të gjithëve edhe para Shqipërisë edhe para Kosovës se gjendja këtu është shumë e vështirë dhe shumë e rrëndë dhe shqiptarët dita ditës po nënçmohen, po malltretohen dhe po u vendosen etiketa dhe procese të montuara politike, siç është rasti i fundit lloj lloj etiketash për radikalizëm islamik’ ka thënë Thaçi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button