Kralev: Do të dënohen shkollat në Tetovë që nuk punuan më 28 nëntor

Ministri i arsimit dhe shkencës, Pançe Kralev sot nga Shtipi dërgoi selam deri te drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore në Tetovë të zëvendësojnë mësimin e lëshuar në ditën e manifestimit të 28 nëntorit.

“Do të punohen orët e humbura për festimin e flamurit shqiptar në shkollat e Tetovës. Për moskryerjen e mësimit në shkollat në këtë qytet, inspektorati shtetëror ka parashtruar vendime në drejtoritë e shkollave dhe në një afat prej tetë ditësh shkollat duhet të paraqesin në Inspektoratin shtetëror arsimor plan për të punuar orët e humbura apo ditën e humbur në disa shkolla. Por pavarësisht kësaj Inspektoriati shtetëror arsimor do të vendosë sanksione për ato shkolla që tërësisht nuk punuan gjatë festimit të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është diçka që duhet të zbatohet në aspekt të respektimit të Ligjit dhe është e pavarur nga festimi që u bë”, tha Kralev sot në Shtip.  

Më 28 nëntor në Tetovë u festua me të madhe. Atmosferën mund ta shihni në këtë link: Të rinjët tetovarë treguan si duhet të bashkohemi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button