Gjermania publikoi lehtësimin e masave

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të mërkurën se rregullat e distancimit social për të frenuar përhapjen e coronavirus do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 3 maj, por disa dyqane do të mund të hapen duke filluar nga java e ardhshme, transmeton EN.

Pas bisedimeve me krerët e 16 landeve, Merkel iu tha gazetarëve se masat e marra kishin sjellë një “sukses të ndërmjetëm por ende të brishtë” në luftën kundër pandemisë.

“Ajo që kemi arritur është një sukses i ndërmjetëm, as më pak e as më shumë. Dhe e theksoj që është ende një sukses i brishtë, ashtu siç e përmendi sot edhe z. Wieler nga Instituti Rober Koch. Faktorët që përcaktojnë këtë po shkojnë në rrugën e duhur por nuk kemi shumë vend për manovra. Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të vazhdojmë përpara”.

Merkel shtoi se qeveria i këshillon qytetarët që të mbajnë maska kur të jenë duke blerë dhe në ambientet e transportit publik. Më tej kancelarja konfirmoi se shkollat do të hapen gradualisht duke filluar nga data 4 maj.

“Do të fillojmë ngadalë me hapjen e shkollave, hap pas hapi pas 4 majit. Duhet të jetë në grupe të vogla, duhet të ketë një plan për autobusët e shkollave, një plan për orën e pushimit, kështu që do të jetë një përpjekje e madhe logjistike që të do të kërkojë përgatitje intensive”.

“Kemi arritur diçka që nuk ishte e sigurt në fillim, domethënë që mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që punojnë në sektorin e shëndetit të mos mbingarkohen. Ata po bëjnë një punë jashtëzakonshme dhe po punojnë nën presion të madh, por kemi bërë të mundur që sistemi ynë shëndetësor të vazhdojë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button