Futbollistët e ekipit italian hoqën dorë nga paga e prillit

Lojtarët e skuadrës së parë të Parmës dhe stafi janë pajtuar që të heqin dorë nga paga e muajit prill, është njoftuar në faqen zyrtare të klubit të Serie A së Italisë, transmeton Koha.net.

Në komunikatë është njoftuar se lojtarët, trajneri, stafi teknik dhe drejtori sportiv janë pajtuar unanimisht për uljen e pagës. Pjesë e Parmës është mbrojtësi i Shqipërisë, Kastriot Dermaku.

Më herët lojtarët e kampionit të Juventusit kanë pranuar uljen e pagës. Lega Serie A i ka dhënë leje 20 klubeve anëtarë për t’iu ulur pagat lojtarëve gjatë periudhës sa kampionati është i pezulluar shkaku i koronavirusit. Mirëpo, Unioni i Lojtarëve Italian (AIC) nuk është pajtuar me këtë vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button