U publikua raporti i 24 orëve të fundit për Italinë

Dita e sotme në Itali ka regjistruar një ulje të rasteve pozitive me koronavirus në 24 orë. Janë shënuar 2,667 pacientë më shumë se një ditë më parë. Numri i tyre ka arritur më 165,155.

Numri i viktimave në 24 orë sot është 578 e numri i përgjithshëm ka arritur në 21,645.

Personat e shëruar deri më sot janë 38,092 e gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 962 të shëruar më shumë, transmeton OraNews.

Pozitive paraqitet situata dhe në repartet e terapisë intesive ku numri i të sëmurëve vjen duke u reduktuar.

Sot janë 107 pacientë më pak në këto reparte e numri aktual i tyre është 3,079.

Në kushte shtëpie po kurohen 74,696 pacientë e në struktura spitalore 27,643 pacientë.

Numri i tamponeve të kryer deri më sot në Itali janë 1,117,404.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button