BE i dha Shqipërisë 15 milionë euro për rindërtimin e 22 shkollave

Bashkimi e Evropian dhe UNDP kanë akorduar një fond prej 15 milionë eurosh për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i  26 nëntorit në Shqipëri. Ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj tha se nga projekti do të përfitojnë edhe institucione arsimore të tjera ndërsa BE do të monitorojë nga afër zbatimin e projektit.

Një ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi fondin prej 115 mln për rindërtimin në Shqipëri, zyra e BE në Tiranë, UNDP dhe qeveria shqiptare firmosen marrëveshjen “BE për shkollat” me një fond prej 15 mln eurosh të cilat do të shkojnë për rindërtimin e 22 shkollave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit, transmeton OraNews.

Soreca: “Ne premtuam ndihmë dhe po e ofrojmë atë shpejt. Shkollat janë mishërimi më i mirë i ringritjes dhe besimit në të ardhmen. Nisja e asistencës së ofruar nga BE pas tërmetit me shkolla të standardit më të lartë ndërkombëtar është veprimi më i mirë për t’u ndërmarrë. Përgjigja e Bashkimit Evropian tregon edhe njëherë se Shqipëria jo vetëm është afër gjeografikisht, por edhe afër zemrave dhe mendimeve tona”.

Objektet arsimore do të ndërtohen në 5 zonat më të prekura nga tërmeti, ndërkohë që ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj u shpreh se do të ketë edhe rikonstruksion të shkollave të tjera.

Zbatimin e projektit të rindërtimit të 22 shkollave do ta monitorojë nga afër vetë zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button