Shqipëria paralajmëroi që në qershor hap sezonin turistik

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi,  tha për Ora News se muaji qershor pritet të hapë edhe sezonin turistik por shton se turizmi këtë vit do të vijë me rregulla të reja për shkak të pandemisë.

Shifrat e një viti më parë nuk mund të mendohen, por Klosi thotë se pavarësisht rrënimit të këtij sektori, në fillim të verës mund të shohim hapat e parë pozitivë.

Klosi: Fundi i pranverës do të jetë dhe fundi i rregullave strikte për këtë pandemi dhe qershori, fillimi i verës do të ketë mundësi të fillojë të lëvizë ky sektor. Do të vazhdojë të jetë sektori i goditur, sakohë nuk ka dalë vaksina do të jetë shumë i vështirë në menaxhim. Strukturat e turizmit duan që sot të hapen por janë strukturat e shëndetësisë që prevalojnë. Do të jetë qershori muaji që do fillojmë të ndjejmë hapat e para të turizmit. Por turizmi nuk mund të arrijë dot shifrat e 2019. Duhet të fillojmë të mendojmë për turizmin me rregulla të reja. 

Si Shqipëri kemi shumë elementë që na bëjnë të ndjehemi entuziastë paçka se sektori sot është i rrënuar tërësisht. E para ka të bëjë me diversifikimin e ofertës turistike, përveç detit kemi mundësinë e turizmit malor, turizmit të natyrës, sitet e trashëgimisë kulturore. Po ashtu mbështetemi shumë nga shqiptarët në rajon. Hapja e kufijve do krijojë kushtet të kemi turistë nga Kosova, Maqedonia, Serbia. Duke qenë me turizëm familjar kemi mundësi të riaktivizohemi më shpejt.

Gjatë sezonit turistik, jugu i vendit nuk është destinacion vetëm i pushuesve por edhe punonjësve sezonalë. Por Ministri thotë se ende herët për të nisur transportin nga kryeqyteti të stafeve të punëtorëve.

Klosi: Sot jemi në mes të prillit dhe vjet në këtë kohë shumë pak struktura kanë qenë aktive në zonën e plazhit. Nëse do të kemi mundësi të lehtësojmë më shumë strukturën e kufizimeve do të marrim dhe vendime për të proceduar me vendosjen e rregullave të reja në këtë hotele. Kemi miratuar me Ministren e Shëndetësisë një rregullore të re për plazhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button