Diaspora për katër ditë ka dërguar 170 mijë euro për luftimin e koronavirusit në Kosovë

170 mijë euro janë grumbulluar prej se kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, iu drejtua bashkëardhetarëve për ndihmë financiare për luftimin e Covid-19.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, tha se fondi ka qëllim mbledhjen e fondeve nga Qeveritë e shteteve të huaja, organizatat, por edhe diaspora.

“Deri më tani të dhënat e sotme thonë që ne kemi pranuar përafërsisht rreth 170 mijë euro mjete nga diaspora, të cilat janë identifikuara si mjete që kanë ardhur”.

Kryeziu sqaroi se ky nuk është një fond i vetëm i diasporës, por është nënllogari e thesarit të shtetit, raporton EO.

“Ky nuk është një fond i veçantë i dedikuar diasporës është vetëm një ftesë për ndihmë nga diaspora të cilën e ka lëshuar Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet kryeministrit. Jemi duke folur për një nën-llogari e cila është aktive që nga data 1 prill është në kuadër të llogarisë së vetme së thesarit të Kosovës që për qëllim ka të pranojë të gjitha kreditë, donacionet, grantet që vinë nga jashtë përfshirë këtu edhe ndihmat nga qeveritë e huaja institucionet multilaterale e financiare”.

“Por duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë që ka diaspora sot dhe që ka pasur në vazhdimësi ju u kemi drejtuar për mbështetje edhe nga ata, duke qenë se një mbështetje e tyre është mbështetje e drejtpërdrejtë edhe për familjarët e tyre edhe për shëndetin tonë publik”.

Ai shprehet i bindur se menaxhimi i këtij fondit do të jetë transparent dhe mjetet do të shkojnë në luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Sipas tij, në rast se mbeten mjete financiare pas pandemisë Qeveria do të kontaktoj donatorët për përdorimin në diçka tjetër apo edhe kthimin e tyre te donatorët.

“Dhe për këto mjete duam të i sigurojmë të gjithë sikurse diasporën ashtu edhe qeveritë e huaja dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të cilat po e ndihmojnë Kosovën”.

“Përdorimi i këtyre mjeteve do të jetë krejtësisht transparent me llogaridhënie të lartë, atyre i u është vendosur një kod specifik për qëllimin e luftimit të pandemisë dhe këto mjete nuk guxojnë për asnjë moment të shfrytëzohen për diçka tjetër për aq kohë që nuk e kanë pëlqimin e donatorëve të cilët janë pronarë të këtyre mjeteve”.

Fondi është iniciuar me 1 prill dhe është nën-llogari në kuadër të thesarit të shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button