Të gjithë e njihni! Është Bleona, prezantohet si aktore

Bleona Qereti, prezantohet zyrtarisht edhe si aktore. Sajti “IMDb.com”, që njihet si burimi më i njohur dhe me autoritar për kinemanë, televizion dhe të personazhet vip, sjell një minibiografi të Bleonës, ku ndër të tjera thuhet se këngëtarja shqiptare ka edhe një diplomë aktrimi. 

Kjo biografi e shkurtër shoqërohet edhe me 32 imazhe të Bleonës, ku këngëtarja vjen sensuale, agresive si e veshur dhe pjesërisht e zhveshur. 

Në këtë biografi të shkurtër, Bleona Qerreti paraqitet me të vetmin film të saj, “True Justice”, ku ka luajtur përkrah aktorit të njohur, Steven Seagal. Bleona është pjesë e kastës së aktorëve me rolin e saj të Lunës edhe në sezonin e dytë të serialit televiziv. 

Biografia thekson suksesin e Bleonës në muzikë si dhe albumin e saj të fundit në anglisht realizuar në bashkëpunim me producentin e njohur botëror, Timbaland.

Lajme të ngjashme

Back to top button