“Gjigja” për shkak se kështu më njeh motra me nevoja të veçanta, flet këngëtari Argjend R Gjigja

Gjigja, një ndër fjalët e rralla që del nga goja e motrës me nevoja të veçanta së këngëtarit nga Tetova, kështu ajo e thirrën me plot dashuri vëllaun e vet i cili herë pas here i këndon. Përveç kësaj, Argjendi ka vendosur që këngët e para të ja dedikoi pikërisht motrës së vet, me qëllim të sensibilizimit institucional dhe shoqëror për personat me nevoja të veçanta, shkruan Portalb.mk.

“Gjigja, përkthyer nga gjuha e veçantë e motrës time i bije të jetë Argjend” tha Argjendi gazetarit të Portalb.mk.

Argjend R Gjigja deri tani ka ripërpunuar dy këngë shqipe dhe i ka sjellë në stilin e vet, ajo çfarë i bën të veçanta këta të fundit, është sepse që të dyja janë dedikim i tij për motrën e vet me nevoja të veçanta.

Ai përmes kësaj synon edhe të sensibilizoj njerëzit dhe kompetentët të cilat sipas tij, kësaj kategorie të njerëzve ju kushtojnë shumë pak rëndësi.

“Motra ime më e madhja prej fëmijëve, jemi tre ajo, Bija, vëllai dhe unë, më i vogëli. Ajo është e lindur me ngecje në të menduar dhe në të folur. Ajo ka perceptimet e një fëmije 4 vjeçar dhe gjuhën e saj unike, nga buron edhe “Gjigja” që sipas saj është Argjend. Ia dedikova dy koverat e parë sepse është më e pakta qe mund të bëj për të në kuptimin e sensibilizimit te gjendjes së saj. Gjë që, shteti jonë dhe qytetarët bëjnë shumë pak. Ndërsa nevojat janë më të mëdha se sa tek njerëzit të ashtuquajtur “normal”, theksoi Argjendi.

Këngët të cilat i publikon ai në kanalin e tij në “Youtube” në kohë pandemie, në mes të tjerash, i sheh edhe si dhuratë e tij ndaj luftës kundër bezdisë të krijuar nga qëndrimi në shtëpi për shkak të pandemisë me virusin korona, ai shprehu keqardhje për nivelin në të cilin muzika shqiptare ka mbërritur.

“Absolutisht që këto këngë mund të konsiderohen si kontribut i imi deri te njerëzit që sadopak të mbysin bezdinë e krijuar nga ky virus, por jo vetëm. Kam vërejtur një humbje te vlerave të muzikës dhe artit ne gjuhën tonë. Si person i lindur dhe i rritur në Serbi, fatkeqësisht kam ardhur në përfundim që ata më shumë e duan gjuhen e tyre me ç’rast edhe e ruajnë atë në aspektin muzikor. Nuk amerikanizohen aq lehtë sa e bëjmë ne. Tendenca e sotme e tregut tonë muzikor një fjale në gjuhën angleze me një theks të çuditshëm dhe një gjysme fjalë shqip me theks akoma me te çuditshëm më bëri që nismën time muzikore ta bëj me këngët 100% shqipe. Ndoshta dhe jo aq e pritur nga një person i cili është rrit kryesisht me muzikë jugosllave por patriot janë ata që kontribuojnë për kulturën e vetë” shtoi Argjend R Gjigja, këngëtar.

Argjend R Gjigja, këngëtar.
Argjend R Gjigja, këngëtar.

Ndryshe, Argjendi ka lindur dhe është rritur në Vojvodinë të Serbisë. Megjithatë, ai gjithmonë ka pritur kthimin e tij në vendlindje për të filluar karijerë, edhe atë fillimisht si model, prezantues, kurse tani këngëtar. Nga malli që kishte ai për vendlindjen, të dy videoklipet i ka të regjistruara në oborrin e shtëpisë së tij dhe në disa lokacione tjera në Tetovë, për shkak të dëshirës së tij të promovoje qytetin nga i cili është.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button