Ambasada e SHBA-së me donacion të pajisjeve mbrojtëse mjekësore kyçet në luftën kundër Kovid- 19

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në rolin e Koordinuesit Kombëtar për shpërndarje të ndihmës së huaj në vend dhe Ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe, sot, në prezencë të Ambasadores së SHBA-së në vend, Kate Marie Byrnes, e pranuan donacionin e SHBA-së i cili përbëhet prej pajisjeve mbrojtëse mjekësore për luftë kundër KOVID- 19, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

“Ja ku jemi sot, pikërisht në vendin ku po dorëzohet një pjesë e asaj ndihme të madhe të paralajmëruar prej më shumë se një milion dollarë. Bëhet fjalë për pajisje mbrojtëse siç janë, rroba mbrojtëse, maska etj. të cilat janë të dedikuara për mjekët, për epidemiologët dhe për punonjësit tjerë të shëndetësisë. Kjo pajisje u vendoset në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit për shëndet publik, të cilëve u është më së shumti e nevojshme, duke pas parasysh se pajisjet do t’i përdorin personat mjekësor të cilët janë në rreshtin e parë për të mbrojtur vendin nga epidemia”, theksoi Osmani.

Ai shprehi mirënjohje ndaj SHBA-ve dhe ambasadores Byrnes për këtë mbështetje në luftën kundër KOVID 19, me çka në vepër demonstruan solidaritet dhe miqësi me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe shprehi mirënjohje ndaj Ambasadores amerikane Bërnz për donacionin nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndihmë e cila në këto momente është e domosdoshme për ballafaqimin e vendit me virusin korona. Me këtë rast, ai theksoi se ky donacion i pajisjeve mbrojtëse për punonjësit mjekësor do tu ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të tyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button