Bujqit dhe fermerët e interesuar për të marrë leje për qarkullim të paraqiten në këto numra

Bujqit dhe fermerët të cilët kanë nevojë për të punuar gjatë orës policore, duhet të drejtohen në Ministrinë e Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave (MPBEU) apo në numrat e kontaktit të Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, njofton Portalb.mk.

Në faqen e Komunës së Tetovës në Facebook kanë publikuar numrat në të cilat duhet të paraqiten bujqit dhe fermerët në rast se kanë nevojë të lëvizin në kushte të orës policore.

“Të gjithë bujqit dhe fermerët e interesuar për të marrë leje për qarkullim në kushte të kufizimit të lëvizjes, duhet të drejtohen te Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave (MBPEU) ose në numrat e kontaktit të Njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë 044-338-873 dhe 070-409-934.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon të gjithë fermerët që nuk janë të evidentuar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore, të cilët kanë nevojë për kryerjen e aktiviteteve bujqësore gjatë fundjavës duhet të kontaktojnë numrin e telefonit 0800 55 043 – Shtabi Komunal i Krizave, në, më së voni deri të enjten (16.04.2020) në ora 12:00.

Kategori të caktuara të bujqve, sipas Vendimit të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave (MBPEU) duhet të drejtohen Ministrisë deri tek Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës” shkruan në postimin e Komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button