Michel: Samiti për Ballkanin Perëndimor nuk do të shtyhet, por do të mbahet në formë të video-konferencës

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, informoi sot se samiti BE- Ballkani Perëndimor i cili ishte planifikuar që të mbahet në maj, nuk anulohet, njofton Portalb.mk.

“Planifikojmë që në javët e ardhshme ta mbajmë samitin në formë të video-konferencës, pas konsultimeve me kryesimin kroat, që t’i japim nxitje bashkëpunimit me rajonin”, deklaroi Michel.

Ai, konferencën e sotme për media në Bruksel. tha se nuk është problem që në Maqedoninë e Veriut janë anuluar zgjedhjet parlamentare për shkak të pandemisë, por i porositi qeveritë e rajonit që kriza shëndetësore, nuk guxon t’i ngadalësoj apo t’i ndërpresë përpjekjet reformuese të nevojshme për anëtarësim në BE.

“Së fundmi kam biseduar edhe me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin, rreth vendimit për anulimin e zgjedhjeve dhe vlerësoj se duke pasur parasysh mbështetjen e të gjitha partive politike për këtë anulim, ajo nuk paraqet asnjë problem demokratik” deklaroi kryetari i Këshillit Evropian.

I pyetur për masat e rrepta për orë policore dhe karantinë në më shumë vende të rajonit, Mishel nuk ka dhënë një përgjgije konkrete, megjithatë tha se, rregullat e BE-së për sundim të së drejtës vazhdojnë të vlejnë edhe gjatë krizës, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të cilat duhet që së shpejti t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

“Porosia e fuqishme dhe e qartë politike që e adresojmë është se preokupimi ynë me sundimin e së drejtës dhe respektimi i parimit të lirive, ajo është një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë sonë në këtë rajon. BE angazhohet edhe të ndihmoj në aspektin ekonomik rajonin që të tejkaloj këtë krizë”, tha Mishel.

Ndryshe, Presidenca kroate e Këshillit të Bashkimit Evropian, ditë më parë miratoi vendim që t’i shtyj të gjitha takimet joformale dhe konferencat deri më 15 maj, por edhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që të kufizohet përhapja e pandemisë Kovid-19. Megjithatë, siç deklaroi sot Michel, ky samit nuk do të shtyhet, por do të mbahen në formë të video-konferencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button