Janë mbyllur edhe 5 objekte hotelerie dhe 60 aparate të kafesë (video)

Кryetarja e Këshillit të Inspektimit, Magdalena Filipovska Grashkoska, informoi sot se gjatë periudhës prej 9 deri në 13 prill, përmes kontrolleve të përforcuara, janë zbatuar gjithsej 1319 mbikëqyrje, njofton Portalb.mk.

Inspektorati shtetëror i tregut:

Janë zabtuar 514 mbikëqyrje

Janë mbyllur 5 objekte hotelerie në Shkup

Janë ndalur për përdorim 60 kafemate në Shkup, Tetovë, Manastir, Kumanovë

Agjencia për ushqim dhe veterinari:

Janë zbatuar 162 mbikqyrje

Janë shqiptuar 2 masa për moszbatimin e trajnimeve për njohuri bazike për mbrojtje të ushqimit

Në mënyrë shtesë, janë miratuar 19 vendime për konstatimin e gjendjes së keqe higjienike dhe një gjobë për lëshim në shitje të produktit me afat të skaduar.

Inspektorati shtetëror i punës:

Janë zbatuar 446 kontrolle

Janë miratuar 7 vendime dhe 9 kallëzime për punëdhënësit të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë, përkatësisht nuk i kanë dhënë pushim me pagesë prindërve me fëmijë deri në 10 vjet, prindërve të vetëm, grave shtatzëna apo personave me sëmundje kronike.

Inspektorati shtetëror i transportit:

Janë zbatuar 85 mbikëqyrje

Është konstatuar se transporti ndërkomunal është reduktuar për 95%

Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar

Janë zbatuar 77 mbikëqyrje ndaj subjekteve të ndryshme

Janë lëshuar 179 leje për shoferë transportues profesional me qëllim që të sigurohet dërgesa pa ndërprerje e mallrave gjatë kohës së pandemisë

Agjencia e barnave “MALMED”:

Janë zbatuar 35 kontrolle

Është konstatuar se sektori i përmbahet rekomandimeve të Qeverisë. Mbahet radhë në barnatore dhe lejohet hyrje e numrit të kufizuar të njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button