Prokuroria kërkon të dënohen me 15 mijë euro 3 qytetarët e Hasanbegut, për të cilët banorët dolën në protestë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar urdhër-pagesë kundër tre personave nga Hasanbegu për kryerjen e veprës penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206, paragrafi 1 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

“Të akuzuarit më 13 prill rreth orës 22:00, në Hasanbeg të Shkupit janë parë jashtë shtëpive të tyre, pa posedim të lejes për lëvizje, me çka e kanë shkelur Vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në territorin e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria Themelor Publike deri te Gjykata Penale e Shkupit ka propozuar që të akuzuarve t’u shqiptojë gjoba në para prej 100 gjobave ditore, 1 prej të cilave kushton 50 euro. Sipas kësaj, tre të akuzuarit duhet të paguajnë nga 5.000 euro.

Pas udhëzimeve të prokurorit publik, Ministria e Punëve të Brendshme, po punon edhe identifikimin e personave të cilët më 13 prill, në shenjë të protestës kanë dalë në rrugët e Hasanbegut dhe me këtë e kanë shkelur orën policore.

“Pasi që MPB ta dokumentojë rastin penal-juridik, do të dorëzojë padi penale. Prokuroria Publike e Shkupit me prioritet do të veprojë sipas Ligjit për Procedurë Penale”, thonë nga Prokuroria.

Për ngjarjen në fjalë, ministri i Brendshëm Naqe Çulev, tha se ka prapavijë politike dhe MPB është e vendosur që të veprojë në mënyrë joselektive në lidhje me të gjithë ata që nxisin ose që nuk e respektojnë orën policore, deklaroi sot në konferencë për shtyp.

“Prapavija politike nuk e justifikon këtë sjellje dhe flet për rrezikim tendencioz të qytetarëve, të shkaktuar për motive politike. Qytetarët vetëdijshëm e kanë ekspozuar veten në rrezik që neve mund të na kushtojë shtrenjtë”, deklaroi Çulev.

Sipas tij, në rrjetet sociale, në ora 21:00 janë paraqitur fotografi për grupim të qytetarëve, pas së cilës është kryer kontroll në atë rajon. Kur kanë arritur zyrtarët policorë kanë parë një grup prej 8 personave të cilët kanë filluar të ikin, ndërkaq 3 kanë mbetur, pas së cilës janë privuar nga liria dhe janë dërguar në Stacionin Policor të Gazi Babës. Njëri prej personave më pas është paraqitur si anëtarë i Këshillit të Gazi Babës nga LSDM që të kryejë trysni që të mos privohet nga liria, por sipas Çulevit, janë dorëzuar padi penale për të tre personat për kryerjen e veprës penale sipas nenit 206 nga Kodi Penal.

Rreth orës 22, shtoi Çulev, janë informuar se në vendin ku tre qytetarët janë privuar nga liria, janë mbledhur një grup i qytetarëve si reagim ndaj informimit të rrejshëm se personat janë arrestuar fizikisht dhe janë keqtrajtuar.

“Theksoj se të dy informatat nuk janë të sakta, ndërkaq më pas edhe vet ata e konfirmuan”, tha Çulev.

Ai konfirmoi gjithashtu se kryetari i Gazi Babës ka dhënë deklaratë se do t’i lirojë të arrestuarit, por e porositi se MPB vepron në mënyrë joseltkive ndaj të gjithë qytetarëve të shtetit ku ka shkelje ligjore. Çulev paralajmëroi gjithashtu se do të shikohen edhe video-incizimet e ngjarjes dhe do të dorëzohen padi përkatëse edhe për ata që kanë marrë pjesë dhe që e kanë nxitur protestën në Hasanbeg.

Ministria e Punëve të Brendshme, për Portalb.mk, i ka dhënë informatat zyrtare në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Hasanbeg.

“Më 13.04.202 në ora 22:00, në Stacionin Policor Gazi Babë nga ana e zyrtarëve policorë janë privuar nga liria V.M. (19) nga Haraçina, S.R. (21) nga Hasanbebu dhe V.V. (30) nga rruga “Alija Avdoviq” për shkak të veprës penale sipas nenit 206 nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht mosrespektim të kufizimit të lëvizjes. Pas privimit nga liria në rrugën “Alija Avdoviq”, një grup i qytetarëve kanë dalë në rrugë në shenj të protestës. Pas përgatitjes së dokumentacionit përkatës, personat janë liruar nga stacioni policor, ndërkaq grupi i qytetarëve është shpërndarë. Do të ndërmerren të gjitha masat edhe kundër personave tjerë që nuk e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes”, thonë për Portalb.mk nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button