Guteresh i apeloi Trumpit të mos e ndërpresë financimin e OBSH-së

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Trump të mos e ndërpresë financimin e OBSH-së, duke theksuar se “tani nuk është koha për këtë”, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

“Tani është koha për unitet, për bashkëpunim në bashkësinë ndërkombëtare, është koha për punë të përbashkët solidare dhe luftë kundër virusit dhe pasojave nga pandemia”, apeloi Gutereshi.

Trumpi ka urdhëruar që të pjesëmarrja amerikane në financimin e OBSH-së sepse  është i pakënaqur nga puna e kësaj organizate gjatë pandemisë së koronavirusit. Në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ai cili mbrëmë tha se OBSH-ja nuk e ka përmbushur detyrën e saj themelore dhe se për këtë  duhet të përgjigjet, transmetuan mediat britanike.

Trumpi e akuzoi OBSH-në se promovon “dezinformata kineze” për koronavirusin, që, siç vlerësoi, me siguri ka sjellë deri në pandemi më të madhe sesa në të kundërtën do të ndodhte.

SHBA-ja është donatori më i madh në OBSH. Vitin e kaluar ky shtet në OBSH ka dhënë 400 milionë dollarë, që është rreth 15 për qind nga buxheti i saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button