Larja e duarve është masë më e mirë parandaluese për infektim sesa mbajtja e dorezave për një përdorim

Dorezat mund të japin ndjenjë të gabuar të sigurisë, për këtë shkak, larja e duarve është masë më e mirë parandaluese për infektim sesa mbajtja e dorezave për një përdorim, theksohet në udhëzuesin e përbashkët për Kovid-19 dhe siguria e ushqimit të cilin e ka hartuan Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata për Bujqësi dhe Ushqim (FAO), ndërsa është destinuar për kompanitë të cilat punojnë me ushqim, prodhim dhe qarkullim të ushqimit, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Në udhëzues theksohet se punëtorët në ato kompani mund të përdorin doreza për një përdorim, por duhet shpesh t’i ndërrojnë.

“Ato nuk janë zëvendësim për larjen e duarve të cilën duhet ta bëjnë gjatë çdo ndryshim të dorezave.

“Ato nuk janë ndryshim për larjen e të cilët duhet ta bëjnë gjatë çdo ndryshimi të dorezave. larja e duarve është e domosdoshme edhe kur hapen apo mbyllen duart, kur i zbrazin shportat për mbeturina”, thekson udhëzuesi.

Ata theksojnë se dorezat për një përdorim nuk duhet të përdoren si zëvendësim për larjen e duarve.

“Virusi Kovid-19 mund t’i kontaminojë dorezat për një përdorim në të njëjtën mënyrë siç edhe mbijeton në duart e punëtorëve. Heqja e dorezave për një përdorim mund të sjellë deri në kontaminim të duarve me virus. Mbajtja e dorezave për një përdorim mund të japë ndjenë të gabuar të sigurisë dhe mund të rezultojë me larje të pamjaftueshme të shpeshtë të duarve të personelit”, shkruan në udhëzues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button