fbpx

Ermira demanton: Nuk kam komentuar incidentet për Libertas

Pas lajmit të publikuar në portalin në gjuhën maqedonase Libertas, ku gjoja se deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti Devaja ka komentuar për incidentet në Kuvend dhe kumtesën e djeshme të BDI-së, të cilin e transmetoi edhe Portalb duke u thirrur në portalin maqedonas, ka qenë i menjëhershëm reagimi i deputetes në redaksinë tonë. Mehmeti Devaja ka përgënjeshtruar se ka bërë ndonjë koment për portalin në fjalë.

“Lidhur me lajmin e publikuar në Libertas.mk dhe Portalb.mk, i cili transmeton qëndrimet e mia lidhur me ngjarjet në Kuvend, dëshiroj të theksoj se nuk kam bërë asnjë koment as për incidentet, por në asnjë mënyrë nuk kam komentuar komunikatën zyrtare të BDI-së” – ka shpjeguar Devaja.

Sa për sqarim, redaksia e Portalb vetëm ka transmetuar lajmin e publikuar në Libertas duke cituar burimin./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button