Zaev: u nisëm për ti mbrojtur e jo për t’u rrahur

Nuk deshëm të shkojnë në anën tjetër të grupit, por u nisëm drejt kalimit të vetën që çon kah Parlamenti për ti mbrojtur deputetët, të cilët na informuan se po i rrahin, se po e godasin Marinella Tueshevën e cila është shtatzëne.
 
Nuk u nisëm drejt grupit tjetër, a mos patë vallë se dikush kishte degë apo shkop. Nuk u nisëm drejt grupit tjetër, por kah hyrja e Parlamentit. 

Kështu deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Zoran Zaev njëherësh kryetar i komunës së Strumicës, duke komentuar incidentin kur policia intervenoi në kalimin e grupit të mbështetur nga opozita përtej barrikadës.

Nënkryetari i LSDM-së, Zaev theksoi se tek grupi tjetër duke qartë prania e administratës publike, gjegjësisht, siç tha, ‘Tezja Violeta nga arka, tezja Lençe nga Transporti dhe lidhjet, me të cilët bashkëpunoj. Ata morën urdhër të jenë atje”, tha Zaev

Lajme të ngjashme

Back to top button