Anëtarët e Illyricum Libertas dënohen me një vit burg me kusht

Gjykata Themelore Tetovë sot mori vendimin në lidhje me rastin e vizatimit të hartës së Shqipërisë së vitit 1912 nga ana e anëtarëve të shoqatës Illyricum Libertas, për të cilën të njëjtit u ngarkuan me akuzat për kryerje të veprës penale Nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare. 

Edhe pse pritej që ata të dënohen me, siç është e paraparë në Kodin penal, një deri në pesë vjet heqje lirie, Gjykata mori vendimin që të njëjtit të dënohen një vit burg me kusht.

Kryetari i kësaj shoqate, Valon Kurtishi tha se kjo akuzë nuk është e pranueshme.

“Prapseprapë, ne patëm një dënim për një vepër që është e pabazë. Sa i përket fshirjes së hartës, ne do e shqyrtojmë këtë vendim me advokatët mbrotës dhe do të dalim me qëndrim, tha Kurtishi.

Në përkrahje të aktivistëve, gjatë ditës së sotme, derisa po mbahej seanca gjyqësore, para Gjykatës në Tetovë protestuan qytetarët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button