KE-ja sot do të debatojë për zbutjen e masave restriktive në Evropë

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, sot do t’i prezantojë kriteret dhe kushtet që vendet anëtare duhet t’i marrin parasysh gjatë marrjes së vendimeve për heqjen e masave restriktive të vendosura me qëllim që të ndalohet përhapja e pandemisë së koronavirusit, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

“Ne nuk do t’u themi vendeve anëtare kur është koha e vërtetë që të fillojnë me zbutjen e masave restriktive. Vendimi varet nga secili vend anëtar, ndërsa ne vetëm rekomandojmë kritere dhe kushte për të cilat mendojmë se duhet të merren parasysh gjatë vendimmarrje”, deklaroi zëdhënësi i KE-së, Erik Mamer.

Një javë pasi intervenimi i vendeve anëtare KE-ja hoqi dorë nga prezantimi i “strategjisë dalëse” nga pandemia e Kovid-19, Fon der Lajen do ta prezantojë “planin veprues” për ngritjen e masave restriktive.

Burime diplomatike në Bruksel theksojnë se deri te ndryshimi i fjalorit në dokumentin e KE-së ka ardhur në insistim të vendeve anëtare, të cilat kanë treguar në domosdoshmërinë e “sinjaleve më të kujdesshëm” kur bëhet fjalë për heqjen e masave të jashtëzakonshme në momentin kur infektimi ende vazhdon mbarë Evropën.

Komisioni Evropian thekson se thelbi i drejtimeve të tyre nuk ka ndryshuar, dhe se edhe më tej batohet në heqje “graduale” të masave me koordinim.

Pritjet është se KE-ja krahas heqjes graduale, gjegjësisht heqje në faza të masave, në periudhën prej një muaji, fillimisht do të propozojë zbutjen e restrikcioneve brenda mes vendeve anëtare, ndërsa pastaj do t’i zgjerojë edhe jashtë. Priten rekomandime për zbutje graduale të ndalesës për grumbullim të numrit të madh të njerëzve, siç është pamundësimi i numrit të madh të personave njëkohësisht të jenë në dyqan dhe ndarja e bankave shkollore në distancë të caktuar, Baret, restorantet dhe institucionet kulturore do të hapen gradualisht, ndërsa ndalesa për tubim masin, siç janë festivalet, do të shfuqizohen më vonë.

KE që nga fillimi e thekson rëndësinë e qasjes koordinuese të vendeve anëtare të cilat, krahas “afateve dhe modaliteteve” kombëtare, duhet të kenë edhe “kornizë dhe qasje” të përbashkët për shfuqizimin e masave të vendosura kundër Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button