Mehmeti Devaja: Jam e tronditur nga dhuna mbi koleget

Ka reaguar edhe deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti Devaja për dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të opozitës më 24 dhjetor në seancën për buxhetin. Mehmeti Devaja sidomos ka dënuar dhunën ndaj deputeteve femra.

“Akoma jam e tronditur nga dhuna mbi koleget deputete. Isha dëshmitar i heshtur i rrahjes, mua askush asgjë nuk më bëri por fotografia që e shihja me sytë e mi më dëshpëroi. Nuk dua të hy në vlerësime politike për betejën mes pushtetit dhe opozitës por e dënoj fuqishëm dhunën ndaj kolegeve në sallën e Kuvendit” – ka thënë për portalin Libertas Ermira Mehmeti Devaja.

Sa i përket kumtesës së djeshme të BDI-së në lidhje me ndodhitë në Kuvend, Mehmeti ka thënë se ka qenë një kumtesë e zbrazët, dhe se për të njëjtën as është pyetur e as konsultuar./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button