Kreu i New York-ut: Trump nuk është mbret, ai nuk mund ta detyrojë rihapjen e vendit

Përderisa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, këmbëngul se vetëm ai ka autoritet për të urdhëruar kur shtetet amerikane të rihapen nga shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19), guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, thekson se autoriteti i presidentit nuk është absolut, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk e di se për çfarë po flet presidenti, sinqerisht. Ne kemi kushtetutë, kushtetuta bazohet në balancimin e autoriteteve. Janë shtetet që krijuan qeverinë federale. Ne nuk kemi mbret, kemi president”, tha Cuomo gjatë një interviste mëngjesin e sotëm në ‘Today Show’.

Sipas tij, SHBA “u largua nga ajo për të pasur një mbret” dhe se “George Washington ishte president, jo mbreti Washington”. Kështu që, theksoi ai, presidenti nuk ka autoritet të plotë.

Përderisa Trump lëshoi udhëzime federale që kishin për qëllim të ndalojnë përhapjen e koronavirusit, guvernatorët e shteteve amerikane, të tillë si Cuomo, kanë qenë përgjegjës për masat që kanë mbyllur bizneset dhe që banorët të mos grumbullohen në grupe brenda shteteve të tyre.

Mirëpo, Trump në vazhdimësi ka kërkuar të portretizojë veten si autoritet të vetëm kur vendi mund të rihapet, duke pohuar rrejshëm në konferencën për media të ditës së djeshme se “kur dikush është president i SHBA-ve, autoriteti është i plotë”.

Amendamenti i Dhjetë i kushtetutës amerikane përcakton parimin e federalizimit të SHBA-ve. Ai në mënyrë të qartë tregon se “autoritetet që nuk u janë deleguar SHBA-ve me kushtetutë dhe që as nuk nuk u janë ndaluar shteteve, janë të rezervuara për shtetet ose për njerëzit”.

Ky amendament u jep shteteve amerikane atë që njihet “autoritetet e policisë”, e cila përfshin lëshimin dhe zbatimin e ligjeve të shëndetit publik.

“Shtetet kanë autoritetet bazuar në Amendamentin e Dhjetë dhe presidenti thjeshtë është i gabuar në atë pikë”, tha Cuomo.

Menjëherë pas intervistës, për të ra në sy të kreut të New York-ut dhe duke iu referuar atij, Trump në twitter shkroi se, “Ka telefonuar çdo ditë, madje edhe çdo orë, duke kërkuar gjithçka, shumica e të cilave duhet të ishin përgjegjësi të shtetit, siç janë spitalet e reja, shtretërit, respiratorët… Unë i bëra të gjitha për të dhe për të gjithë të tjerët dhe tani ai duket se dëshiron pavarësinë. Kjo nuk do të ndodhë”.

Megjithatë, Cuomo paralajmëroi se nëse Trump përpiqet të lëshojë një direktivë për të rivlerësuar shtetin e tij para se një gjë e tillë të jetë e sigurt, kjo mund të shkaktonte një krizë të mundshme kushtetuese.

“Nëse ai më thotë ‘Unë e shpalli atë të hapur’, kjo është një rrezik për shëndetin publik ose është i pamatur me mirëqenien e njerëzve të shtetin tim. Unë do ta kundërshtoj dhe atëherë do të kemi një krizë kushtetuese që nuk e kemi parë në dekada kur shtetet i thonë qeverisë federale ne nuk do të ndjekim porosinë tënde”, tha Cuome.

Sipas Cuome, kjo do të ishte e tmerrshme për SHBA-të dhe për “këtë president”.

“Shpresoj se ai do ta marrë kontrollin e asaj që tha mbrëmë dhe nuk do të shkojë në atë rrugë”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button