Deputetja Smilevska është funksionari i dytë i infektuar me virusin korona

Keti Smilevska është deputetja e parë e infektuar me virusin korona. Ajo gjatë vikendit është hospitalizuar në Spitalin e Prilepit, pasi që i është përkeqësuar gjendja, njofton Portalb.mk.

“Jo vetëm që isha e befasuar, por edhe u ndjeva shumë keq pasi e mora informatën. Tërë muajin kam qëndruar në shtëpi dhe nuk më besohet se ajo më ka ndodhur në asi izolimi”, thotë ajo.

Deputetja thotë se nuk e di se prej ku është infektuar me virusin dhe se i ka pasur të gjitha simptomat, por se ndjehet mirë.

Përveç Smilevskës, është infektuar edhe kryetari i Komunës së Çeshino Obleshevës, Goranço Kërstev, i cili gjithashtu është në gjendje të mirë shëndetësore.

Për momentin, në Maqedoni gjithsej janë të infektuar 908 persona, 85 janë shkruar, ndërkaq 44 kanë ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button