Qeveria e Maqedonisë së Veriut me masa të reja për parandalimin e virusit korona

Në Seancën e 41-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u raportua se 118-të kompani me 1,116 punëtorë do të shfrytëzojnë kredi pa interes, transmeton Portalb.mk.

“Edhe për 118 kompani me 1,116 punëtorë, është pranuar shfrytëzimi i huas pa kamat në vlerë të përgjithshme prej 936,602 euro”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria e RMV-së raportoi se nga dy paketat, gjithsej 254 aplikime janë pranuar në vlerë prej 2.2 milionë euro, për kompani me 2,853 të punësuar.

“Deri më tani, te Banka zhvillimore e RMV-së kanë arritur 1,050 aplikime për kredi në vlerë prej 7.5 milionë euro”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria informoi se deri te Presidenti Stevo Pendarovski do të dorëzon raportin me propozimin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, duke argumentuar se masat e marra kanë qenë të suksesshme. Meqenëse të enjten është dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme, Presidenti paralajmëroi se do të ftojë këshillin e sigurisë për të diskutuar në lidhje me masat e deritanishme dhe ato që pasojnë. Sipas tij, gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet edhe për 30 ditë tjera.

Qeveria miratoi shtyrjen e afatit deri më 31 tetor të vitit 2020-të, për pagesën e qirasë për tokën shtetërore për vitin 2019-të.

Gjithashtu Qeveria vendosi që donacionet për fondin për solidaritet të lirohen nga TVSH-ja.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 908 persona ndërsa raste aktive janë 778. Kanë ndërruar jetë 6 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button