RMV, Ministria e Shëndetësisë publikoi rezultatin e djaloshit 7 vjeçar që ndërroi jetë në Klinikë

Ministria e shëndetësisë sot pasdite publikoi rezultatin e djaloshit 7 vjeçar i cili ndërroi jetë në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve. Djaloshi 7 vjeçar rezultoi negativ në testimin për virusin korona, transmeton Portalb.mk.

“Te djaloshi shtatëvjeçar, i cili ndërroi jetën në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, janë marrë dy mostra për testimin e virusit korona. Njëra mostër kur fëmija ishte në shërim, ndërsa e dyta pasi ndërroi jetë. Të dy testet dolën negative në Kovid-19”, deklaruan nga MSH-ja.

Ministria sqaroi se djaloshi nuk kishte pneumoni, as edhe simptoma të virusit korona.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 908 persona, ndërsa raste aktive janë 778. Kanë ndërruar jetë 6 persona.

Sipas të dhënave të ministrisë, në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup kanë ndërruar jetë 4 persona në moshë mbi 60 vjeçare. Dy persona nga Labunishta, një nga Prilepi dhe një nga Kumanova. Në spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë 2 persona: pacienti nga Velesi, 67 vjeçar dhe pacienti nga Kumanova, 59 vjeçar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button