Thyhet miti, si u pritën gjermanët që erdhën nga RMV-ja dhe Kosova në Shqipëri (VIDEO)

Në shtator të vitit 1943 trupat gjermane u futën në territorin shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia. Në kronikat e filmuara nga kameramanët e ushtrisë, të shfaqura në Gjermani dhe vendet e pushtuara apo aleate  të saj, si dhe në kinematë e Tiranës, shihet qartë se shqiptarët nuk i kanë pritur aspak me pushkë, transmeton ABC.

Por edhe pse luftën e kishin të humbur, që pas thyerjen në Stalingrad në shkurt të vitit 1943, edhe pse në 6 qershor të vitit 1944 Aleatët hapën frontin e dytë në Normandi, propaganda naziste bënte të vetën.

Në verën e vitit 1944, dhjetëra të rinj shqiptarë, nën tamtamet e miqësisë reciproke mes dy vendeve, dërgohen në Gjermani për studime verore universitare.

Kameramanët e ushtrisë kanë përgatitur gjithashtu edhe një kronikë të gjatë që ndërton me nota përkëdhelëse historinë e lashtë dhe të re të Shqipërisë, duke dhënë edhe një panoramë të jetës dhe zakoneve të kësaj pjese të Ballkanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button