FMN: Dëmi ekonomik i shkaktuar nga COVID-19 më e rënda që prej vitit 1930

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se recesioni ekonomik i shkaktuar nga pandemia e COVID-19 do të jetë më e rënda që prej “Depresionit të madh” në vitet 30′, transmeton OraNews.

Në raportin e parë të World Economic Outlook që prej përhapjes së koronavirusit është parë një ngrirje tek ekonomitë e mëdha.

Këtë të martë, FMN parashikoi se ekonomia globale do të tkurret me 3 përqind.

Ekonomia globale mund të kthehet në vitin e ardhshëm me një rritje prej 5.8 përqind që mund të shënojë rritjen më të madhe që prej vitit 1980, vetëm nëse pandemia e COVID-19 do të përfundojë në 6 muajt e dytë të 2020.

Kryesuesja e FMN, Grita Gopinath deklaroi se kjo krizë do t’i kushtojë globit 9 trilion dollarë për dy vitet e ardhshme.

“Kjo krizë nuk ishte parë ndonjëherë ndaj dhe impakti që do të ketë në jetën e njerëzve është i paparashikueshëm” – shprehet ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button