Itali, varfëria në rritje

“Mblidhuni të gjithe ju besimtarë”, thote kënga e Krishtlindjeve që kumbon përvit në sheshin e Shën Pjetrit në Romë në ditën e kërshëndellave. 

Por, me rëndimin e situatës ekonomike të vendit, shumë italianë e kanë me pak mendjen tek besimi. 

Edhe pse sheshi u mbush plot, nuk janë të paktë ata që e ndien peshën e një dimri të vështire ekonomikisht. 

Më shumë se një në nëntë italianë është i papune. Mes të rinjve, shifra është një në tre. 

Pothuajse tre milione familje italiane jetojnë aktualisht në varfëri të plotë, çka tregon se numri i tyre ne krahasim me gjysem dekade me pare, eshte trefishuar. 

”Jam shume e shqetesuar, sidomos per te ardhmen e te rinjve. Kam nje vajze 15-vjeçare dhe pyes veten çfare do te beje ajo ne jete. Çfare mund te beje”, shprehet një kalimtare.

Ngërci ekonomik ka shtuar numrin e njerezve ne nevoje. Në nje kishe ne qender te Romes, vullnetaret sherbyen vakte Krishtlindjesh per me shume se 1.000 te vobekte. Kjo ndodh prej 30 vjetesh, por demografia e atyre qe kerkojne ndihme eshte duke ndryshuar. 

”Nga njerezit qe vijne ketu tek ne, nje e treta jane italiane. Kjo do te thote se veshtiresite e jetes po shtohen dhe punesimi mbetet nje problem kryesor”, thotë një prej drejtuesve të qendrës.

Pavaresisht premtimeve te politikaneve, njerezit e dine se fjalet nuk mjaftojne per t`i ndihmuar dhe kur sezonit te festave i kete ardhur fundi, ata serish do te gjenden perballe nevojes per te siguruar buken e perditeshme. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button