OBSH: Më së shpejti për një vit mund të presim vaksinë kundër Kovid-19

Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Haris deklaroi sot se vaksina kundër virusit Kovid-19 do të prodhohet për rreth 12 muaj, shkruan MIA.

“Ne vlerësojmë se do të prodhohet për të paktën 12 muaj. Me të vërtetë nuk mund të presim që të kemi vaksinë para 12 muajve ose madje edhe më gjatë”, potencoi Haris.

Ajo shtoi se zhvillimi i vaksinës kërkon “dëshmi konceptuale” për efikasitetin e saj, si dhe dëshmi për parrezikshmëri te pacientët.

“Duhet të jemi të sigurt se vaksina nuk ka efekte negative dhe të padëshiruara. Krahas kësaj në të njëjtën kohë duhet të hetohet edhe profili imunitar dhe të kalojnë disa etapa për studimin e parrezikshmërisë së vaksinës”, potencoi Haris.

Ajo theksoi edhe se në Itali dhe Spanjë ka “ulje të vogël” të numrit të të infektuarve të rinj, përderisa në Turqi dhe Britani të Madhe është vërejtur rritje e të sëmurëve nga virusi korona.

“Ende nuk kemi arritur në maje të pandemisë”, theksoi zëdhënësja e OBSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button