fbpx

Ixhet Memeti: shqetësohet për largimin e dhunshëm të gazetarëve nga Kuvendi

Avokati i popullit shpreh shqetësim për sjelljen dhe mënyrën se si gazetarët u larguan nga galeria e kuvendit të hënën kur pritet të miratohej Buxheti i Maqedonisë për vitin 2013.

Ixhet Memeti u shpreh i shqetësuar duke thënë se liria e informimit është fundament i demokracisë, pa të cilën nuk shkohet para.

‘Pata mundësi që përmes medieve të shoh disa skena të asaj që ndodhi në seancën plenare të kuvendit të Maqedonisë, ku gazetarët u larguan. Unë ndaj shqetësim dhe për mua ajo ish një shqetësim për hir të asaj se liria e informimit në çdo shoqëri demokratike është fundament i asaj që ne ndryshe e quajmë demokraci pa të cilën nuk mund të ecet para’ tha Memeti.

Deri te Avokati i popullit sot Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, (SHGM) parashtroi ankesë, të cilën pritet ky institucion ta shqyrtojë së shpejti.

‘Pranuam edhe një ankesë në të cilën ka edhe një dokument në formë elektronike, ne do ta shohim një gjë të tillë, dhe sa i përket rastit konkret, pasi nuk kemi kompetenca mbi parlamentin e Maqedonisë, por mund ta ngremë  zërin tonë si institucion sa i përket lirisë së medieve, gjegjësisht asaj që do të thotë liri e gazetarëve apo mundësi e gazetarëve të kenë qasje të vijnë deri te informata dhe të ushtrojnë profesionin e tyre, pra ngel që të shohim dhe publikisht të shprehim vendimin tonë si institucion’ precizoi Memeti.

Të hënën kur në rend dite në parlament pritej të jetë Buxheti i vitit të ardhshëm sigurimi i parlamentit me dhunë ka larguar gazetarët nga galeria, prej ku çdo ditë ndjekin seancat parlamentare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button