Spasovski nga Dibra: Kaluam periudhë të rëndë, por nuk ka përfunduar gjithçka dhe nuk duhet të jemi të relaksuar

Sot mund të dërgojmë porosi të fuqishme inkurajimi, jo vetëm për qytetarët e Dibrës dhe Qendër Zhupës por edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se imë, mundemi dhe ia arrijmë të përballemi edhe në këto momente të vështira, porositi kryeministri Spasovski nga Dibra, njofton MIA.

Shtoi se qytetarët e dy komunave ishin 30 ditë në karantinë dhe me kufizim të lëvizjes për shkak të krizës shëndetësore.

“Qytetarët janë për çdo lëvdatë dhe mirë njohje, për shkak të disiplinës dhe përkushtimit në luftën kundër koronavirusit dhe kjo tregon se me përkushtim, përmes disiplinës dhe vëmendjes dhe përmes këmbënguljes, të cilën e posedon secili prej nesh, mund të ndihmohemi, edhe veten edhe familjet tona edhe shtetin”, tha Spasovski.

Shprehi falënderim të madh dhe mirënjohje për punonjësit shëndetësorë, të cilët ishin në “linjën e parë të luftës” kundër armikut të padukshëm, policisë së vendit dhe armatës, të cilët dhanë gjithçka nga vetja që të kalojmë më lehtë në këtë krizë, të gjitha institucioneve lokale dhe qeveritare, kryetarëve të komunave dhe shtabeve operative komunale të cilat, siç tha, bënë gjithçka që të kemi implementim konsekuent të masave që i solli Qeveria gjatë periudhës së kaluar.

“Kaluam periudhë të vështirë, megjithatë ende nuk ka përfunduar gjithçka. Periudha e cila ndoshta ishte më e rëndë në Dibër dhe Qendër Zhupë, megjithatë në asnjë moment prej sot e tutje nuk duhet të jemi të relaksuar, por përkundrazi, të vazhdojmë me respektim të të gjitha masave dhe rekomandimeve që i sjellë Qeveria dhe gjithçka që punojnë dhe rekomandojnë shtabet komunale”, porositi kryeministri.

Kënaqësi nga prania në Dibër shprehi edhe zëvendëskryeministri dhe koordinues për shtabet komunale të krizës, Bujar Osmani, i cili, siç tha, çdoherë ishim me banorët e  dy komunave dhe dhamë gjithçka nga vetja për të ndihmuar në përballjen me situatën.

Kryetarët e komunave të Dibrës dhe Qendër Zhupës, Hekuran Duka dhe Arian Ibraim u falënderuan për ndihmën e gjithanshme që e ofroi Qeveria dhe falënderim për përmbushjen e kërkesave të cilat në një moment të caktuar u paraqitën si prioritet.

“Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë janë komuna të vogla dhe me buxhete të vogla por me shumë obligime. Do të na duhet që Qeveria të na ndihmojë në ristartimin e ekonomisë, në çka sinqerisht nuk dyshojmë. Dëshirojmë të jemi të suksesshëm dhe të dalim faqebardhë”, tha mes tjerash Duka.

Ata i porositën qytetarët se duhet edhe më tej në mënyrë rigoroze t’i respektojnë masat sepse “lufta me armikun e padukshëm ende nuk ka përfunduar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button