Hajnat vjedhin 1.5 milionë denarë

Hajnat, prej dy shtëpive në Shkup, kanë plaçkitur rreth 1.5 milionë denarë, lajmëroi policia.

Plaçkitja e parë është kryer dje, në një shtëpi në lagjen Hipodrum. Vjedhësi kishte marrë një arkë të metaltë në të cilën ka pasur rreth 10.000 euro, stoli ari, dy ora dore, 250.000 denarë dhe gjësende tjera të vlefshme, duke e dëmtuar pronarin për rreth 950.000 denarë.

Po të njëjtën ditë, në një shtëpi në rrugën “Petar Pop Arsov” është vjedhur një valixhe në të cilën ka pasur 5.000 euro, stoli ari. Nga vjedhja, pohon MPB, hajni “fitoi” 600.000 denarë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button