Është hapur linjë telefonike për këshillim për personat me demencë dhe për përkujdesësit e tyre

Është hapur një linjë telefonike për këshillim për personat me demencë dhe për përkujdesësit e tyre.

Nga Klinika Universitare e Neurologjisë informojnë se pacientët mund të telefonojnë në numrin 075 / 277-806 në ambulancën  për demencë për këshillim  nga ora 11:00 deri në orën 13:00 ditën e hënë dhe ditën e mërkurë.

Personat më të moshuar janë posaçërisht të ndjeshëm ndaj krizave dhe fatkeqësive natyrore, dhe kjo për fat të keq po dëshmohet në këtë kohë kur të gjithë po jetojmë një rutinë të përditshme ndryshe për shkak të një pandemie të shkaktuar nga koronavirusi  COVID-19.

Më shumë se 50 milion njerëz në të gjithë botën jetojnë me demencë  dhe në çdo 3 sekonda  diagnostikohet  nga një rast i ri . Njerëzit me demencë kanë qasje të kufizuar në informacion dhe fakte në lidhje me pandeminë COVID-19, dhe e kanë të vështirë t’i mbajnë mend rekomandimet për sjellje dhe mbrojtje të sigurt (p.sh. vendosja  e maskës) ose t’i kuptojnë informacionet për  shëndetin publik (respektimi i kohës së caktuar me orën policore).

Pa qëllim dhe si pasojë e vetë sëmundjes, mosrespektimi i paralajmërimeve dhe rekomandimeve për distancimin shoqëror, i ekspozon ato ndaj një rreziku më të madh dhe mundësie për infektim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button