Çulev tregoi detaje për incidentin në Hasanbeg: Ka prapavijë politike

Ngjarja e mbrëmshme në Hasanbeg ka prapavijë politike dhe MPB është e vendosur që të veprojë në mënyrë joselektive në lidhje me të gjithë ata që nxisin ose që nuk e respektojnë orën policore, deklaroi sot në konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm, Naqe Çulev, njofton Portalb.mk.

Ai më detajisht ka folur rreth protestës së mbrëmshëm në lagjen e Shkupit Hasanbeg, të cilët gjatë orës policore u mblodhën që të protestojnë kundër arrestimit të tre personave, të cilët, sipas Policisë, nuk e kanë respektuar masën e kufizimit të lëvizjes, të miratuar si masë për mbrojtje nga virusi korona.

“Prapavija politike nuk e justifikon këtë sjellje dhe flet për rrezikim tendencioz të qytetarëve, të shkaktuar për motive politike. Qytetarët vetëdijshëm e kanë ekspozuar veten në rrezik që neve mund të na kushtojë shtrenjtë”, deklaroi Çulev.

Sipas tij, në rrjetet sociale, në ora 21:00 janë paraqitur fotografi për grupim të qytetarëve, pas së cilës është kryer kontroll në atë rajon. Kur kanë arritur zyrtarët policorë kanë parë një grup prej 8 personave të cilët kanë filluar të ikin, ndërkaq 3 kanë mbetur, pas së cilës janë privuar nga liria dhe janë dërguar në Stacionin Policor të Gazi Babës. Njëri prej personave më pas është paraqitur si anëtarë i Këshillit të Gazi Babës nga LSDM që të kryejë trysni që të mos privohet nga liria, por sipas Çulevit, janë dorëzuar padi penale për të tre personat për kryerjen e veprës penale sipas nenit 206 nga Kodi Penal.

Rreth orës 22, shtoi Çulev, janë informuar se në vendin ku tre qytetarët janë privuar nga liria, janë mbledhur një grup i qytetarëve si reagim ndaj informimit të rrejshëm se personat janë arrestuar fizikisht dhe janë keqtrajtuar.

“Theksoj se të dy informatat nuk janë të sakta, ndërkaq më pas edhe vet ata e konfirmuan”, tha Çulev.

Ai konfirmoi gjithashtu se kryetari i Gazi Babës ka dhënë deklaratë se do t’i lirojë të arrestuarit, por e porositi se MPB vepron në mënyrë joseltkive ndaj të gjithë qytetarëve të shtetit ku ka shkelje ligjore. Çulev paralajmëroi gjithashtu se do të shikohen edhe video-incizimet e ngjarjes dhe do të dorëzohen padi përkatëse edhe për ata që kanë marrë pjesë dhe që e kanë nxitur protestën në Hasanbeg.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Brendshme, për Portalb.mk, i ka dhënë informatat zyrtare në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Hasanbeg.

“Më 13.04.202 në ora 22:00, në Stacionin Policor Gazi Babë nga ana e zyrtarëve policorë janë privuar nga liria V.M. (19) nga Haraçina, S.R. (21) nga Hasanbebu dhe V.V. (30) nga rruga “Alija Avdoviq” për shkak të veprës penale sipas nenit 206 nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht mosrespektim të kufizimit të lëvizjes. Pas privimit nga liria në rrugën “Alija Avdoviq”, një grup i qytetarëve kanë dalë në rrugë në shenj të protestës. Pas përgatitjes së dokumentacionit përkatës, personat janë liruar nga stacioni policor, ndërkaq grupi i qytetarëve është shpërndarë. Do të ndërmerren të gjitha masat edhe kundër personave tjerë që nuk e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes”, thonë për Portalb.mk nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button