BDI do del me Fatmir Deharin në Kërçovë

Fatmir Dehari do të jetë kandidati i vetëm shqiptar për kryetar në komunën e Kërçovës, njoftojnë burime partiake në BDI. Sipas tyre, kundërkandidatët tjerë – Musli Musliu dhe Ylber Rufati pritet të tërheqin kandidaturat, për shkak të mbështetjes së madhe që gëzon Dehari si në degën e partisë në Kërçovë, poashtu edhe në kryesinë qendrore të partisë. Ai konsiderohet edhe si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

Burime partiake në BDI thonë për “Lajm” se Dehari i ka fituar bindshëm të gjitha anketat e realizuara interne në rajonin e Kërçovës. Ai i ka Dehari aktualisht është kryetar i komunës Osllome, e cila bashkë me Zajazin, Drugovën dhe Vraneshticën në zgjedhjet e ardhshme do të bashkohen në një komunë të përbashkët me Kërçovën, me çka kjo komunë do të bëhet me shumicë shqiptare. 

Nëse edhe zyrtarisht kandidatohet si kandidat i BDI-së, Dehari do të ketë edhe përkrahjen e partive tjera shqiptare, pasi gara në komunën e Kërçovës do të jetë jo vetëm garë partiake por edhe etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button