Zjarri pyjor në Çernobil është vetëm pesë kilometra nga centrali i braktisur bërthamor

Vetëm pesë kilometra prej centralit bërthamor Çernobil është afruar zjarri pyjor që me ditë e shkretoi rajonin e evakuuar në Ukrainën Veriore, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Mbi 300 zjarrfikës tentojnë ta shuajnë zjarrin me ndihmën e helikopterëve dhe aeroplanëve të cilët hedhin ujë nga ajri, njofton Bi-Bi-Si.

Policia kumtoi se zjarri ka filluar që më 4 prill, kur një njeri e ndezi barin e thatë në afërsi të së ashtuquajturës “zonë ndaluar” 2.600 metra katrorë rreth centralit bërthamor në Çernobil. Zjarri që atëherë po i afrohet centralit të braktisur.

Ky rajon i njohur si “zonë e ndaluar” është evakuuar në vitin 1986, kur pas shpërthimit në njërin prej katër reaktorëve të centralit bërthamor, retë radioaktive e mbuluan një pjesë të madhe të Evropës. Rajoni që u godit më rëndë ishte në afërsi të centralit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button