OBSH: Koronavirusi nuk do të zhduket, do të duhet të mbrohemi

Njerëzit me maska me shumë gjasa do të mbeten rregulli i ri, vlerëson eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dejvid Nabaro, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Në bisedë për BBC ai tha se shoqëritë, duhet të përshtaten dhe “të mësojnë të jetojnë me realitetin e ri”, sepse koronavirusin me shumë gjasa do ta kemi edhe për një kohë.

“Ky virus nuk do të largohet, nuk e dimë nëse njerëzit që e kanë pasur atë do të jenë imun ndaj tij, dhe ne nuk e dimë se kur do ta kemi vaksinën”, theksoi Dr. Nabaro.

Ai theksoi se njerëzit do të duhet të mbrohen, të mbajnë maska, të mbajnë distancë fizike dhe t’i mbrojnë grupet e ndjeshme.

“Kjo duhet të bëhet shprehi, këto simptoma, edhe nëse janë të buta, ne me të vërtetë duhet t’i marrim seriozisht”, tha eksperti i OBSH.

Doktor Nabaro, gjithashtu, paralajmëroi për rreziqet e “tregjeve të lagështa”, si dhe për vrasjen dhe ngrënien e kafshëve të egra, pasi “tregjet e lagura” u rihapën në qytetin kinez Vuhan, prej ku filloi pandemia Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button