Berni Sanders e mbështeti kandidaturën e Xho Bajdënit

Senatori Berni Sanders mbrëmë zyrtarisht i dha mbështetje kandidaturës së rivalit të tij në garën për nominim presidencial, ish-nënpresidentit, Xho Bajdën, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Hapi është hedhur në drejtim të bashkimit tl demokratv në prag të zgjedhjeve në nëntor.

Sanders e ndërpreu fushatën e ti zgjedhore para vetëm pesë ditëve, dhe tani, u paraqit së bashku me Bajdënin dhe theksoi se koronavirusi është shkaku për bashkim.

Parashihej se Bajdën do ta ketë mbështetjen nga Sandrs, dhe atë në momentin kur dukej se fushta ësht/ në plan të dytë për shkak të pandemisë.

“Tek ju qëndron përgjegjësia e madhe”, deklaroi Sanders kur pranoi që Bajdën të jetë kandidat i përbashkët presidencial, duke treguar se vendi ndodhet në krizën deri më tani të paparë shëndetësore dhe ekonomike.

“Të gjithë së bashku të bëjmë gjithçka, Tramp të mbetet me një mandat”, tha senatori nga Vermonti.

Që para deklaratës së Sandersit, fushata e Bajdënit filloi me thirrje drejt përkrahësve të tij në tentim të afrohen qëndrimet e rrymave progresive dhe të matura në Partinë demokratike.

upozohet se ithtarët progresivë të Sandersit, lëvizja e të cilit në SHBA kryesohet nga gjeneratat e reja dhe nuk duhet të nënçmohet, masovisht do të votojnë për Bajdën, sepse ai premtoi të realizojë disa nga politikat socialdemokrate që kundërshtari i tij e deritanishëm i promovoi në fushatën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button