Hasanbeg, banorët janë revoltuar kundër policisë (VIDEO)

Në një video nga lagjja Hasanbeg e Shkupit në Facebook, shihet se dhjetra banorë dolën sonte nga ora 22 nga shtëpitë e tyre në rrugë në shenjë revolte pasi siç thonë, policia ka arrestuar tre persona, njofton Portalb.mk.

“I kanë arrestuar në oborrin e tyre” thonë ata.

Sipas informatave jozyrtare, SPB Shkup ka arrestuar tre persona që kanë shkelur orën policore.

Pasi që i ka liruar ata, banorët e lagjes janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre.

Portalb kontaktoi me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe pret informata zyrtare për këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button