Djaloshi që vdiq në vitin 2017 “u shpall” si viktima më e re e virusit korona në Britaninë e Madhe

Fotografia e djalit për të cilin pretendohet se është viktima më e re e virusit korona në Britaninë e Madhe, këto ditë po bën xhiro nëpër mediume dhe rrjete sociale. Por, fotografia është e rrejshme, gjë që shumë lehtë mund të verifikohet me një kërkim në internet, shkruan Vërtetëmatësi.

Sipas lajmit me 1.04.2020 të cilin e dha africansalive.com bëhet fjalë për 13 vjeçarin Ismail Mohammed Abdulvahab nga Londra. Ai ka ndërruar jetë në spitalin “Kings college hospital” pa pasur asnjë persona afër, duke pasur parasysh nivelin e lartë të infeksionit të virusit korona.

.

Lajmin me fotografinë e njejtë e transmetoi edhe msn.com.

.

Fotografia e djalit u shpërnda edhe në Facebook edhe në Twitter.

 

.
.

Megjithatë, fotografia e djalit është e rrejshme. Më saktë, në të nuk thuhet si viktima më e re e virusit korona në Britaninë e Madhe, Ismaili, por bëhet fjalë për një djalë nga Irlanda, Conor Wilmot i cili në vitin 2017 ka kryer vetëvrasje duke ndjekur një lojë online.

.

Me reagimin për shpërndarjen e fotografisë të Conor u lajmëruar edhe familja e tij. Motra e tij më e madhe, Melanie Wilmot, apelon që ta lënë të qetë vëllanë e saj dhe çdo kush që do të has në fotografinë e tij me përmbajtje të rrejshme të paraqitet tek organet kompetente.

.

Fotografinë e djaloshit për të cilin pretendohet se është viktima më e re e virusit korona në Britaninë e Madhe, si të rrejshme e vlerësoi edhe shërbimi për verifikimin e fakteve Associated press, si dhe shërbimi për verifikimin e fakteve republicworld.com. Ata po ashtu erdhën në përfundim se djaloshit nga fotografia është në të vërtetë Conor Wilmot i cili ka ndërruar jetë në vitin 2017, dhe jo në vitin 2020 nga virusi korona.

 

.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button