Maqedonia ka kërkuar ndihmë, ndërsa për Bullgarinë pan.bg duhet ta pyes qeverinë bullgare

Këtë fundjavë, portali bullgar pan.bg, që merret me çështje që kanë të bëjnë me ushtrinë bullgare dhe pjesëmarrjen e Bullgarisë në NATO, e në  përgjithësi edhe me çështje ushtarake, u interesua përse NATO po i jep para Maqedonisë së Veriut për të luftuar koronavirusin, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Titulli “(lajm) I jashtëzakonshëm”: SHBA e ndihmon me 1 milion Maqedoninë për të luftuar virusin: NATO gjithashtu po ndihmon shumë!” E për ne kur?”, Portali ushtarak bullgar habitet përse NATO i ka ndihmuar Maqedonisë së Veriut.

Duke përmendur shembuj që NATO dëshironte të ndihmonte vendin, ky portal bullgar ka theksuar sa kanë ndihmuar Hungaria, Sllovenia dhe Agjencia ndërkombëtare për energji atomike për të zbutur ndikimin e pandemisë Kovid-19.

Prandaj, portali pyet përse NATO jep para për Maqedoninë e Veriut, por jo edhe për Bullgarinë. Përkatësisht, portali raporton se Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka  përshëndetur ndihmën e disa anëtarëve të Aleancës Euro-Atlantike, duke e quajtur atë “solidaritet i aleancës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button