I moshuari që ka tërhequr vëmendjen në TikTok

Në më pak se tre muaj një gjysh 87-vjeçar ka mbledhur një numër të madh ndjekësish në aplikacionin TikTok, pavarësisht se shumica e përdoruesve të tij janë adoleshentë. Dhe për një kohë të gjatë ai nuk ishte në dijeni të famës në rritje, shpjegon Chris Stokel-Walker, transmeton Class.

Videoja përmblodhi ekzaltimin që kanë ndier shumë anëtarë të moshuar të shoqërisë. Joe Allington, nga Lichfield, shëtiti rrugicat e supermarketit të tij lokal, duke hapur sytë në raftet bosh që pa.

Ai u kthye në shtëpi i rrënuar, pa bërë pazar. Kjo ishte para se qeveria të vendsote masa të rrepta distancimi social dhe më pas Allington filloi vetizolimin. Ai në të vërtetë nuk kishte nevojë të shkonte të bënte pazar, sepse prej 4 vitesh, jetonte me vajzën dhe familjen e saj, por performance 14 sekondëshe tani është parë më shumë se 42 milion herë në TikTok.

Ky është suksesi më i madh i Allington që kur ai filloi të postojë në TikTok tre muaj më parë si Poppa Joe. Për habinë e tij, ai ka mbledhur 1.5 milion ndjekës në një platformë që përgjithësisht vlerësohet për adoleshentë.

“Unë nuk mendoj se njerëzit e moshuar e shohin shumë TikTokun,” pranon Allington. “Janë të gjithë të rinjë – shtatë dhe tetë vjeç.” Ashtu si shumë njerëz të moshuar që ndeshen për herë të parë me aplikacione të smartphone, ai falënderon mbesën e tij.

Mbesa më e vogël e Allingtonit, Brooke Paintain, 15 vjeç, e cila ka më shumë se 65,000 ndjekës në TikTok, për herë të parë i publikoi videot gjatë pushimeve të Krishtlindjeve në 2018, disa muaj pasi aplikacioni u bashkua me platformën e lidhjeve Musical.ly.

“Ajo po bënte këto kërcimet e çuditshme që fëmijët bënë në TikTok dhe po përpiqej të më tërhiqte vëmendjen”- tha ai. Por vetëm në janar të këtij viti ai u bind përfundimisht të kërcente në një video.

Allington gjithashtu mori pjesë në një nga videot e Brooke më 23 janar. Teksa ajo kërcente rreth e qark tij, i drejtoi ndjekësit tek profili i tij në TikTok, duke u kërkuar që ai të mblidhte 10,000 ndjekës. Brenda tre javësh, ai kishte më shumë se 30,000.

“Unë thjesht nuk e di pse jam i famshëm,” shpjegon ai. “Unë kurrë nuk kam qenë i tillë  në jetën time”.

Ai kombinon dramën e lartë dhe trishtimin me një anë të çuditshme, duke hedhur dritë mbi situata serioze. Në një video, ai vallëzon me këngën klasike Oops para një imazhi me ekran të gjelbër të tij të shtrirë në shtrat pas një ataku kardiak në vitin 2019.

Një tjetër temë në videot e tij është ngrënia e ‘donuts’, të cilat i janë ndaluar që nga ataku kardiak.

Ka edhe referenca për dhimbjen që ndjen nga humbja e së gruas, e cila vdiq në 2009.

“Wendy më detyroi të bëja pak aktrim për videot, gjë që e bëra. Wendy thotë: ‘Babi, ne po bëjmë TikTok, ne po e bëjmë këtë sot.’ Atëherë unë bëj ashtu siç më është thënë. Jam shumë i bindur. ”- tha ai.

Një ndër sfidat më të mëdha për të në lidhje me aplikacionin është kërcimi. “Nuk di t’i tund krahët ashtu”,- shpjegon ai. “Nuk mund ta bëj!” Allington nuk e kishte idenë se po bëhej një person i famshëm në internet, kështu që u trondit kur Wendy i tha se kishte më shumë se një milion ndjekës.

“Është vërtet befasuese të mendosh se ka kaq shumë njerëz që më njohin si një të moshuar budalla,” thotë ai.

Asnjë nga miqtë nuk e di për suksesin e tij. Derisa u detyrua të izolohej me familjen, Allington dilte për darkë me ta dy ose tre herë në javë dhe merrte pjesë në një klub lokal karaokeje çdo të shtunë në mbrëmje. Por ato nuk i përkasin gjeneratës TikTok.

Tani që e ka njohur më mirë aplikacionin, Allington po e përdorur për t’u lidhur me njerëzit që nuk i sheh gjatë izolimit, vajzën nëntë vjeçare të baristit në klubin e tij lokal, për shembull dhe mbesën e tij të madhe, Sasha-n. Por ai gjithashtu përdor FaceTime dhe Houseparty.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button